Shkëndija “manita” ndaj Makedonija GJ.P, FC Shkupi sipas planit, Renova me Qaton fiton sërish

Shkëndija ka treguar forcën e vërtetë në derbi ndeshjen e javës së 14-të në Ligën e Parë, duke mundur me rezultatin e thellë 5:0 Makedonija GJ.P., njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja më e thellë e “kuqezinjëve” në këtë edicion, në të cilin vazhdojnë të kryesojnë renditjen. Treshja sulmuese Elezi-Doriev-Ibraimi, shënuan gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën Valmir Nafiu ringjalli sërish kuqezinjtë me inkuadrimin e tij, duke shënuar fillimishtë për 4:0 dhe fare në fund duke asistuar për Enur Trotren, që vulosi fitoren 5:0 të Shkëndijës.

Ashtu edhe sjç pritej, FC Shkupi si vendas mundi Bellasicën, duke iu falur dyshes perfekte Dembo Darboe – Fredy Alvarez, që shënuan golat, ndërsa Renova me Qatip Osmanin në krye regjistroi edhe një fitore tjetër, me të cilën “gjipspunuesit” tashmë renditen në pozitën e 9-të.

Struga Trim Lum u mund në transfertën në Veles nga Boreci me rezultatin 2:1. Struganët avansuan të parët edhe përkundër faktit se nga minuta e 42-të luajtën me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Bunjamin Shabanit. Sulmuesi Jahja shënoi për Struga Trim Lum, derisa Boreci deri tek përmbysja erdhi pas një penaltie të dyshimtë, të cilët në gol e shndërroi Trajkov në minutën e 87-të.

Ndërkohë fitore minimale për Sileksin dhe Rabotniçkin. Sileksi në Kratovë mundi Vardarin falë golit të Dejan Ristov (51’), derisa Rabotniçki duke iu falënderuar golit të shënuar nga Fahrudin Djurdjeviç nga penaltia që në pjesën e parë, mundi në Shkup Pelisterin, duke i dhënë fund serisë së zezë pa fitore.

LPFMV – Java 14

Shkëndija 5:0 Makedonija Gj.P
FC Shkupi 3:1 Bellasica
Ak.Pandev 0:1 Renova
Boreci 2:1 Struga Trim Lum
Sileksi 1:0 Vardari
Rabotniçki 1:0 Pelisteri

 

Leave a Reply