Maqedonia pjesë e grupit të fundit në eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pak më parë ka mësuar emrat e kombëtareve kundërshtare dhe grupin në të cilin do të luaj në kuadër të elliminatoreve për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia do të luaj në grupin “J” së bashku edhe me Gjermaninë, Rumaninë, Islandën, Armeninë dhe Lihtenshtejnin.

Eliminatoret e “Katar 2020” do të nisin më 25 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllen më 16 nëntor.

10 fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2022. Këtyre do t’iu shtohen edhe 3 skuadra, që do të arrijnë të fitojnë “play-off”-in, në të cilin do të marrin pjesë 10 vendet e dyta  si dhe dy ekipe që vijnë nga Liga e Kombeve.

Leave a Reply