Rikthehet Valon Ahmedi, por ndaj Bellasicës do të mungojë një titullarë tjetër!

Shkëndija nesër do të përballet me Bellasicën në takimin e vlefshëm të javës së 16-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Ernest Gjokës është favorit absolut në këtë përballje, kjo pasi luan i pari me të fundit në tabelë, ndërkohë strategu shqiptarë për takimin e nesërm nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bruno Ditas, i cili nga ndeshja në ndeshje po tregon cilësitë e tij të larta që posedon.

Dita do të jetë mungesa e vetme për këtë ndeshje, ndërsa lajm i mirë përbënë rikthimi i Valon Ahmedit. Fantazisti 26-vjeçar mungoi në 3 ndeshjet e fundit (Struga Trim Lum, Makedonija GJ.P, Borec), por tashmë i njëjti është rikuperuar plotësisht, teksa ditët e fundit ka punuar me intensitet maksimal, duke hyrë në kombinim për këtë përballje.

Ndeshja Shkëndija – Bellasica luhet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply