Sonte super dueli Ronaldo-Messi, portugezi ka një qëllim!

Juventusi sonte do të përballet me Barcelonën në “Kamp Nou”  me Kristiano Ronaldon, i cili do të kërkojë golin e tij të parë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër rivalit të tij të madh, Lionel Messit.

Ylli portugez ka shënuar 750 gola në karrierë dhe aktualisht mban epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Ronaldo, nuk ka shënuar asnjëherë kundër Messit në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, teksa argjentinasi ka shënuar në 3 përballje, nga gjithsej 5 që këto dy yje janë takuar mes vete në Ligën më prestigjioze europiane.

Dueli i sontëm do të jetë takimi i parë i drejtpërdrejtë që kur Ronaldo u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit në verën e vitit 2018.

35-vjeçari humbi ndeshjen e parë në Torino përsëri në tetor pasi ishte testuar pozitivisht me Coronavirus.

Ndryshe Ronaldo dhe Messi përballë njëri tjetrit janë takuar plotë 33 herë. Argjentinasi ka fituar në 15 ndeshje, duke shënuar edhe 21 gola, ndërkohë Ronaldo është gëzuar në vetëm 9 ndeshje, derisa ka shënuar 18 gola.

 

Leave a Reply