Ndeshja PSZH-Bashakshehir me orar dhe arbitra të ri

Tashmë është mësuar edhe zyrtarisht se kur do të zhvillohet ndeshja e ndërprerë mbrëmë e Ligës së Kampionëve midis Paris Sen Zhermenit dhe Istanbul Bashakshehirit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar në “Parkun e Princërve” u ndërpre në minutën e 14-të, pasi arbitri i katërt Sebastian Kultesku, ndihmës trajnerit të skuadrës turke, Pjer Vebo, i ishte drejtuar me fjalët “ai i ziu atje”.

E gjithë kjo shkaktoi reagime të ashpëra nga ana e të dyja skuadrave, që vendosën të shkojnë drejt dhomave të zhveshjes.

Ndeshja PSZh-Bashakshehir do të zhvillohet sot me fillim në ora 18:55. E njëjta do të fillojë nga minuta që ishte ndërprerë, ndërsa edhe katërshja e arbitrëve do të jenë të ri.

Leave a Reply