Super lajm për Milanin, rikthehet Ibrahimoviç

Stërvitja e parë me grupin e skuadrës për Zlatan Ibrahimoviç. Lajm i mirë për Milanin pas barazimit zhgënjyes 2:2 ndaj Parmës në “San Siro”.

Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, gjiganti suedez është stërvitur deri në fundin e stërvitjes me grupin, duke e bërë pak më të lehtë stërvitjen në krahasim me grupin tjetër të lojtarëve.

Nesër do të kuptohet, nëse bomberi suedez do të përfshihet ose jo në listën e Stefano Piolit për ndeshjen e së mërkurës në kampionat ndaj Xhenoas në stadiumin “Marassi”, aty ku ditë më parë mundi Sampdorian me shifrat 2:1.

Leave a Reply