Lajme të këqija për Teutën, dëmtohet Nijas Lena

Futbollisti strugan dhe njëherit kapiten i Teutës, Nijas Lena do të jetë mungesa e madhe e skuadrës durrësake për ndeshjen me Partizanin në fundjavë.

Mesfushori strugan përveçse ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ai ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë në ndeshjen e parë me Kamzën, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Dje pasdite ai kishte kryer rezonancën magnetike, pas së cilës u mësua edhe shkalla e dëmtimit të tij dhe kohëzgjatja sa do të mungojë nga fushat e blerta.

I kontaktuar nga “infOSport.mk”, Lena u shpreh: “Kam marrë një goditje në gjurin e djathtë në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës, megjithatë pas rezonancës magnetike që bëra gjatë ditës së djeshme rezultatet nuk janë edhe aq të këqija, pasi nuk bëhet fjalë për diçka serioze”.

Nga ajo që mësuam Lena do të mungojë rreth dy javë, ashtu që do të mungojë në fundjavë ndaj Partizanit, ndërsa me shumë gjasa edhe në ndeshjen e 17-të dhjetorit kundër Kukësit në Durrës.

Leave a Reply