Real Madridi mund yjet e MLS, mirëpo vetëm pas penaltive

Real Madridi ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit në turneun e Amerikës, kundër yjeve të MLS, duke vetëm pas penalltive, pasi ndeshja u mbyll 1:1.

Në njërën anë Benzema, Bale, Kovaçiç, Marselo e në anën tjetër Kaka, Villa e Shvajnshtaiger, dhuruan spektakël para amerikanëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Mayoral shënoi në minutën e 59-të për Realin e Madridit, ndërsa Dwyer barazoi shifrat vetëm dy minuta pa u mbyllur ndeshja.

Pas penalltive, mbretërit dolën më të saktë duke shënuar fitore me rezultat 4:2.

Leave a Reply