Jan Oblak largohet nga Atl.Madridi!

Jan Oblak mund të largohet nga Atletico Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni. Portieri slloven sipas asaj që shkruan britanikja, “Daily Mail”, bënë pjesë në planet e kampionëve të Francës, Paris Sen Zhermen.

27 vjeçari ishte pranë largimit nga Atletiko Madridi edhe gjatë merkatos së verës së kaluar, kur lidhej ngushtë me një transferim te Çelzi.

Por, klubi madrilen refuzoi të zbresë çmimin e tij prej 109 milionë sterlina, aq sa është edhe klauzola e tij e kontratës.

Oblak do ta mirëpriste largimin nga Atletiko Madridi për një klub më të madh me ambicie për të fituar tituj të rëndësishëm.

Andaj, PSZh shpreson se ky faktor mund të luajë rol të rëndësishëm në vendimin e tij në lidhje me transferimin në Paris pas përfundimit të këtij sezoni.

Leave a Reply