Ardian Nuhiu zgjidhet trajneri më i mirë në Kosovë për vitin 2020

Strategu shkupjan, Ardian Nuhiu është përzgjedhur trajner i vitit në Superligën e Kosovës për vitin 2020. Nuhiu fitoi titullin kampion me ekipin gjilanas, derisa arriti të shkruajë edhe historinë në kupat europiane, duke kaluar turin e dytë kualifikues në Liga Europa, kur eliminoi Sileksin, ndërkohë gjithashtu u shpall kampion vjeshtorë me Dritën në sezonin 2020/2021.

Nuhiu këtë çmim do e pranojë nga krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, në gala mbrëmjen “Laureatëve të vitit 2020”, që po transmetohet drejtëpërdrejtë në Klan Kosova.

Përveç trajnerit më të mirë, sonte gjithashtu do të ndahen edhe çmimet për futbollistin më të mirë të Kosovës, futbollistin më të mirë të Superligës, arbitrin më të mirë, ekipin më të mirë të Superligës, si dhe shumë shpërblime të tjera.

Leave a Reply