Dashuria për klubin, tifozët e Dynamo Dresden blejnë 72 mijë bileta virtuele për të ndihmuar klubin!

Dynamo Dresden, skuadër kjo e ligës së tretë në Gjermani, edhe pse renditet në pozitën e parë, këtë vit po has në probleme të mëdha financiare. E gjithë kjo shtyu drejtuesit e kësaj skuadre që të kërkojnë ndihmën e tifozëve të tyre, të cilët njihen si një ndër më të zjarrtit në planet.

Pandemia ka shkaktuar krizë ekonomike, teksa drejtuesit e Dynamo Dresden para takimit të Kupës së Gjermanisë kundër Darmshtad kishin kishin marrë një inciativë për të nxjerrë në shitje bileta virtuele me një çmim prej 5 eurosh. Reagimi i tifozëve ishte fantastik, pasi në fund u shitën plotë 72.122 bileta.

Përveçse të flaktë në shkallët e stadiumeve, në ndeshjet shtëpiake dhe transferta, tifozët konfirmuan dashurinë pa kushte që kanë ndaj skuadrës së tyre të zemrës, Dynamo Dresden, duke ndihmuar edhe arkën e klubit, që nga shitja e këtyre biletave përfitoi plotë 360.610 euro.

Leave a Reply