Gjest i madh i kroatit Lovren! Hotelin e tij e vë në disponim të të prekurve nga tërmeti

Futbollisti i njohur kroat, Dejan Lovren ka bërë një gjest shumë të madh, e që ka të bëjë me tërmetin që ndodhi në vendlindjen e tij.

Ish-ylli i Liverpullit që aktualisht luan në Rusi me skuadrën e Zenitit, ka vendosur të lëshojë hotelin e tij për të prekurit nga tërmeti në Kroaci.

Hoteli luksoz i Lovren që ndodhen në ishullin kroat Pag, ka 17 dhoma apartamentesh dhe është një nga më luksozët në këtë zonë.

Pas lajmërimit të Lovren për ofrimin e hotelit të tij, menjëherë janë lajmëruar 16 familje të pastrehë që do vendosen në hotelin e futbollistit kroat, i cili me këtë gjest tregon bujarinë dhe zemërgjërësinë e tij.

 

 

Leave a Reply