Inter fiton duelin me Juventusin në merkato për yllin e Serie A!

Shumë zëra qarkullonin në merkato mirëpo tashmë për të ardhmen e Rodrigo De Paul duket se nuk ka shumë paqartësi.

Argjentinasi ka kohë që po përflitet për një transferim tek skuadrat e mëdha italiane ku më shumti po e kërkonin Juventus dhe Inter por tashmë duket që kjo e fundit e ka fituar këtë betejë me “Zonjën e Vjetër”.

Bisedimet me yllin e Udinezes raportohet se kanë shënuar progres dhe gjatë javëve të ardhshme nuk do jetë çudi nëse Inter zyrtarizon transferimin e tij.

Antonio Konte nga ana tjetër pëlqen shumë një futbollist me tipare të tilla dhe blerja e tij duket e detyrueshme për “neroaxurrët” dhe marrëveshja përfundimtare është shumë pranë nënshkrimit.

Leave a Reply