Real Madridi vitin 2020 e mbylli me barazim (VIDEO)

Real Madridi vitin 2020 e ka mbyllur me barazim. Skuadra e Zinedin Zidane barazoi 1:1 në transfertën ndaj Elçe, skuadër kjo që fare në fund mund të shënonte edhe fitore, në rast se Verdu në minutën e fundit të kohës shtesë prej 3 minutash do të ishte më preciz gjatë ekzekutimit të goditjes së lirë, njofton “infOSport.mk”.

Një super intervenim i Kurtua bëri që në fund Reali të marrë një pikë nga kjo transfertë, edhe pse kishin avansuar vetëm pas 20 minutash lojë me golin e Luka Modriç.

Barazimin vendasit e arritën në minutën e 52-të, me anë të Fidel, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Ishte ky barazimi i 3-të për Realin këtë edicion, që vazhdon të mbajë pozitën e dytë, tashmë me 2 pikë më pak se Atletiko Madridi, që më herët mundi minimalisht (1:0) Getafen. Luis Suarez u përkujdes për fitoren e “jorganxhinjëve”, që tashmë numërojnë 35 pikë, ndërkohë kanë edhe dy ndeshje më pak se “mbretërit”,

Në dy ndeshjet tjera të ditës së sotme,Granada mundi Valencian me rezultatin 2:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat, Selta Vigo ngadhnjeu ndaj Hueskas.

 

Leave a Reply