Numri një i Shkëndijës dërgon ndhmat e para në Shqipëri

Filantropi i njohur nga Tetova, Lazim Destani, ndryshe pronar i KF Shkëndija, por edhe i kompanisë së njohur “Ecolog International”, kanë dhuruar ndihmat e para për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

Pas mesnate, nga Tetova janë nisur 3 kamionë 12 tonësh dhe një furgon, të cilët tashmë kanë arritur në Durrës, dhe të njëjtat i janë dorëzuar Shtabit të Emergjencave Civile.

Ndihma e “Ecolog International” konsiston në artikuj ushqimorë, tenda, krevate portativ, dyshekë, jorgan, jastëk, batanie, pelena, etj.

Një gjest i madh ky nga ana e familjes së madhe Destani, që çdoherë kur e kërkon nevoja është aty për të ndihmuar shqiptarët kudo që janë.

Leave a Reply