Adili: Ndaj Ak.Pandev mendojmë vetëm për fitore

Pas barazimit 1:1 me rivalin e përjetshëm Vardarin në fundjavë, FC Shkupi sot në kuadër të javës së 16-të në shtëpi do të mirëpret skuadrën e dytë në tabelë, Akademia Pandevin. Ndeshja e parë e zhvilluar në Strumicë ishte mbyllur me barazim pa gola, ndërsa mbrojtësi i “bardhebluve” nga Çairi, Mevlan Adili, ishte i pafat, pasi të njëjtit iu anulua një gol. Pikërisht Adili kësaj rradhe ka folur për kanalin zyrtar të klubit të tij, edhe atë me tone shumë optimiste. Sipas tij përveç fitores sot ndaj Akademia Pandev do të ishte mos sukses.

“Objektivi jonë për ndeshjen e sotme dihet, është vetëm fitorja, pasi gjithçka tjetër do të jetë mos sukses. Në derbin me Vardarin nuk patëm fat, ndërsa për këtë ndeshje gjithashtu jemi përgatitur maksimalisht, të gjithë e dimë se duhet të fitojmë të njëjtën, ku pikë së pari na nevojitet  neve fitorja dhe na ngrit në tabelë, por edhe do të jetë triumf për “Shvercerat” që festojnë 30 vjetorin dhe shpresojmë të festojmë të gjithë së bashku në fund të takimit”, – shprehet mbrojtësi Mevlan Adili për kanalin zyrtar të klubit.

Ndeshja FC Shkupi vs FK Akademia Pandev do të luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 13:00, ndërsa vlen të theksohet se këto dy skuadra me 4 dhjetor, po në Çair do të takohen edhe në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Kupës.

Leave a Reply