PSZh-ja transferon yllin e Milanit!

Janari nuk ka nisur aspak mirë për skuadrën e Milanit pasi disa lajme të këqija po vijnë nga Parisi, teksa sheikët e PSZh-së, edhe përfundimisht dëshirojnë të bëjnë për vete një ndër portierët më të mirë në futbollin europian, Xhaluixhi Donaruma.

Ka disa arsye pse PSZh-ja po e kërkon transerimin e italianit, dhe njëra prej tyre është mosha e re e tij, e cila premton shumë vite siguri për portën e gjigantëve francezë.

Arsye tjetër për portierin është që transferimi në Paris do ti mundësonte Donarumas që të konsolidonte marrëdhëniet e tij me menaxherin, Mino Raiola.

Te PSZh-ja,  Donaruma do të zinte vendin e Kejlor Navas, që aktualisht është portieri i parë i “parisienëve”. Mbetet të shohim nëse Nasser Al-Khelaifi do të mund ta bind Donaruman me të holla, për të hequr dorë nga dashuria e tij e zjarrtë e quajtur Milan.

 

Leave a Reply