Florian Marku anulon ndeshjen e 30 janarit, ja arsyeja

Boksieri shqiptar, Florian Marku kishte planifikuar një ndeshje të rëndësishme më datën 30 janar, pas barazimit të padrejtë në sfiden e muajit nëntor ndaj kundërshtarit britanik, Çarlton.

Përballja e 30 janarit u anulua për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në Mbretërin e Bashkuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë luftëtari shqiptar, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Marku shkruan se ‘lufta’ e tij do të zhvillohet në një datë tjetër, por që nuk është përcaktuar ende.

Leave a Reply