Panik te Barcelona, konfirmohen dy raste të reja me Koronavirus!

Rikthehet Koronavirusi te Barcelona, para ndeshjes së mbetur të javës së dytë kundër Atletik Bilbaos, ndeshje kjo që në program është nesër mbrëma.

Klubi katalunas përmes një komunikate zyrtare, njofton se dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testeve të bëra gjatë ditës së sotme.

Në këtë situatë, klubi është i detyruar të testojë edhe njëherë tjetër të gjithë stafin dhe deri në daljen e përgjigjeve të dyta, skuadra nuk do të rikthehet në stërvitje, në mënyrë që të mos rrezikojnë më tej.

Deklarata e klubit katalunas:

Pas testeve PCR të kryera dje, dy anëtarë të stafit të ekipit të parë të futbollit kanë dalë pozitiv në testet e kryera për Covid-19.  Klubi ka informuar autoritetet përkatëse të sportit dhe shëndetit.

Si rezultat, seanca stërvitore e planifikuar për nesër të martën në 11.00 të mëngjesit është shtyrë. Koha e re për stërvitje dhe konferenca për shtyp përpara Athletic Bilbao-FC Barcelona do të njoftohet nesër.

Leave a Reply