Rabotniçki rikthen një ish trajner, ish futbollisti i FC Shkupit merr postin e drejtorit sportiv!

Rabotniçki ka zgjedhur trajnerin e ri, i cili do ti udhëheq ata deri në fund të sezonit, ndërsa gjithashtu “romantikët” kanë emëruar edhe Drejtorin e ri sportiv, që është një emër shumë i njohur për futbollin tonë vendor, njofton “infOSport.mk”.

Kështu drejtuesit e skuadrës shkupjane vendosën që në bankinë të rikthejnë ish trajnerin Aleksandar Vlaho, i cili këtë skuadër e udhëhoqi edhe në fillim të sezonit 2019/2020.

Sa i përket pozitës së drejtorit sportiv, presidenti Dragan Popovski, këtë post i’a ka besuar ish futbollistit të FC Shkupit, Goran Stankovski,i cili një periudhë ka luajtur edhe me “romantikët” (2006-2007).

Ndryshe Stankovski në sezonin 2017/2018 kishte luajtur edhe rolin e trajnerit te Rabotniçki, ndërsa po të njëjtën gjë kishte bërë edhe me përfaqësueset U17 dhe U19 të Maqedonisë, transmeton “infOSport.mk”.

Tashmë Stankovski te skuadra nga Parku i Qytetit vjen me një rol të ri, atë të Drejtorit Sportiv, ku për detyrë do të ketë të bëjë transferime të qëlluara, por edhe të zbulojë talentët e ri të Rabotniçkit, që janë në numër të madh. Dy prej tyre, pa dyshim se janë edhe dy djemtë e tij, Luka dhe Mario Stankovski, i cili u rikthye nga rradhët e Borecit.

Leave a Reply