Drita e Bogovinës cakton miqësoret, nesër në Tetovë mirëpresin skuadrën kosovare

Drita e Bogovinës nën drejtimin e trajnerit Ardian Imeri tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa nesër kjo skuadër do të zhvillojë edhe takimin e parë miqësor, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i parë i skuadrës nga Bogovina do të jetë skuadra e Ligës së parë të Kosovës, KEK-u, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Tetovë me fillim në ora 11:00.

Po në Tetovë 5 ditë më pas Drita do të përballet me rivalët lokal të Renovës (16 janar), ndërsa kundërshtarë të skuadrës nga Bogovina do të jenë edhe Struga Trim Lum, Slloga Vinica dhe FK Jagodina nga Serbia.

Ndeshjen kundër Struga Trim Lum, bogovinasit do ta zhvillojnë me 20 janar, një javë më pas (27) do të përballen me Slloga Vinicën, ndërkohë ndeshjen e fundit miqësore do ta zhvillojë kundër serbëve të FK Jagodinës.

Kujtojmë Drita e Bogovinës është skuadra e parë nga ato të Ligës së Dytë që ka nisur me përgatitjet për stinorin pranveror, ku shpresojnë të bëjnë më të mirën dhe të sigurojnë mbijetesën në Ligën e dytë – Perëndim. (infOSport.mk)

Leave a Reply