Andrea Konti i Milanit do luaj me Parmën

Andrea Konti edhe zyrtarisht stinorin pranveror do të luaj me Parmën. Mbrojtësi i krahut të djathtë të Milanit, te skuadra nga “Enio Tardini” do të luaj në formë huazimi me të detyrim blerje.

Në rast se Parma arrin të sigurojë qëndrimin në Serie A, klubi do të duhet të derdhë në arkat e Milanit 7 milionë euro për kartonin e Kontit. Parma mposhti Fiorentinën në garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë Italian.

26-vjeçari Konti në të kaluarën ka qenë pjesë e Peruxhias, Atalantës, Virtus Lançianos dhe të fundmi te Milani. Mbrojtësi numëron edhe 1 ndeshje me fanellën e kombëtares italiane, bëhet fjalë për vitin 2017 kur ishte pjesë e Atalantës, ku pati edhe momentin më të mirë të karrierës.

Leave a Reply