UEFA vlerëson Cikalleshin, ja për çfarë bëhet fjalë (VIDEO)

Në një sondazh të UEFA-s, goli i Sokol Cikalleshit i shënuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë është përzgjedhur në mesin e 3 më të mirëve për edicionin e kaluar.

Sulmuesi kavajas i Konjaspor kishte shënuar golin e parë në atë transfertë, në të cilën Shqipëria kishte shënuar fitore 2:0, falë edhe një goli tjetër të Keidi Bare gjatë pjesës së dytë.

FSHF i ka bërë jehonë lajmit të shpërndarë nga UEFA. Organizmi europian hapi pak kohë më parë një sondazh për golat më të bukur, me Cikalleshin që bën pjesë në podium, “Sokol Cikalleshi  nga jashtë zone në Bjellorusi si një nga tre golat më të bukur në sondazhin e UEFA-s.”, shkruan FSHF.

Leave a Reply