Mevlan Adili në versionin “Ultras”, çmend gjithë Shkodrën (VIDEO)

Vllaznia e këtij sezoni është e pandalshme. Pas fitores së rëndësishme në javën e shkuar ndaj Kukësit, kuqeblutë fituan edhe dje në një betejë shumë delikate ndaj Bylisit me shifrat minimale 0:1 me një gol të Ardit Hoxhajt në minutat shtesë të takimit.

Mënyra sesi u fitua kjo ndeshje, por edhe fakti se objektivi titull duket më afër e bën Vllazninë të festojë fort pas çdo fitoreje.

Dje pas triumfit lojtarët kanë dalë nga stadiumi dhe kanë festuar me mbështetësit e tyre, që i kishin shoqëruar deri në Ballsh.

Në një video të publikuar nga vetë klubi shkodran mund të shikojmë një moment të zjarrtë nga festa, ku aktori kryesor është shkupjani, Mevlan Adili, që tregon se di mirë të bëjë edhe detyrën e ultrasit, gjë që e bënte edhe me “Shvercerat”, derisa ishte pjesë e FC Shkupit.

Lideri i mbrojtjes shkodrane i vë të gjithë në qetësi dhe pyet: “Kush jemi ne?” Direkt pas kësaj lojtarët dhe tifozët përgjigjen “Vllaznia”.

View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Leave a Reply