Muamed Sejdini i kundërpërgjigjet me fakte Agjencisë për Rini dhe Sport

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini përmes një konference për media u është përgjigjur me fakte Agjencisë për Rini dhe Sport për komunikatën lëshuar një ditë më parë. Nga ARSM pretendojnë se FFM nuk funksionon sipas ligjit të Sporteve në shtetin tonë, ndërsa presidenti i “Shtëpisë së Futbollit” vendor thotë se federata punon me status të saj sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-së dhe këta të fundit nuk lejojnë të ndryshojnë rregullat përkatëse që i kanë të implementuara në të gjitha federatat tjera, ashtu njejtë edhe tek e jona.

“E vërteta është që vendimi i komisionit të shkallës së dytë është përfundimtar dhe nuk ka të drejtë ankese kundër tij. Federata e Futbollit e Maqedonisë, në përputhje me ligjet, ngriti një proces gjyqësor duke filluar një Mosmarrëveshje Administrative kundër komisionit shtetëror për të vendosur në shkallën e dytë në lidhje me Vendimin e saj. Unë shpall aktgjykimin nga i dorëzuari padi kundër vendimit të anuluar që Agjencia për Rini dhe Sport njoftoi se do të zbatojë. Vendimi thotë se procesi gjyqësor i paditësit Federatës së Futbollit të Maqedonisë PRANOHET dhe vendimi i Agjencionit për Rini dhe Sport ANULOHET” tha Muamed Sejdini.

Numri një i FFM-së në konferencën për media tha se Lidhjeve Komunale të Futbollit po ju bëhet presion nga ana e shtetit në procesin e tyre të punës për zgjedhje të delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor për president të ri të FFM-së.

Leave a Reply