Izet Ajrullahu debuton me eurogol te Makedonija GJ.P (VIDEO)

Makedonija GJ.P tashmë disa ditë është transferuar në Antalia të Turqisë, për të vijuar me fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, teksa sot skuadra shkupjane zhvilloi edhe ndeshjen e parë kontrolluese, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i Makedonija GJ.P ishte skuadra ukrainase e Oleksandria, që në fund shënoi fitore 4:1, ndërsa ajo që ra në sy në këtë ndeshje, ishte super goli i shënuar nga futbollisti shqiptarë, i cili këtë merkato u transferua te skuadra nga Gjorçe Petrovi, nga rradhët e Skopjes.

Ishte kjo ndeshja e parë për Ajrullahun me fanellën e Makedonija GJ.P., dhe goli i tij i parë, të cilin e realizoi në mënyrë akrobatike.

Ajrullahu këtë super gol e realizoi në fillimin e pjesës së dytë, kur ngushtoi epërsinë e ukrainasve në 2:1, mirëpo që deri në mbyllje të takimit, skuadra e Oleksandria shënoi edhe dy gola të tjerë, për rezultatin final, 4:1.

Ndryshe autorë të golave për skuadrën e Oleksandria të trajnerit, Volodymyr Sharan, ishin: Maksim Tretyakov, Andriy Novikov, Dmytro Grechyshkin dhe Artem Sitalo.

Leave a Reply