Eros Grezda vazhdon karrierën në Hungari

Eros Grezda nuk është më në planet e Osijekut dhe trajnerit të këtyre të fundit, Nenad Bjelica. Në këtë situatë, sulmuesi gjakovar ka filluar të shikojë për një destinacion të ri, me ofertat që nuk mungojnë.

Sipas asaj që zbulojnë mediat në Kroaci, në gjurmët e futbollistit janë vënë skuadra nga Koreja e Jugut, Polonia dhe Hungaria, mirëpo me shumë gjasa Grezda do vazhdojë të luaj në Hungari.

“Germanijak.hr”, raporton se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të vazhdojë karrierën te skuadra hungareze e Diosgior, nga e cila ditë më parë u largua një kosovar tjetër, Florent Hasani.

Ndryshe Diosgior aktuaisht drejtohet nga ish-trajneri i Osijekut, Zoran Zekiç, ndërsa ka qenë kjo edhe arsyeja kryesore që Grezda ka pranuar ofertën e skuadrës elitare të Hungarisë, me shpresë se shumë shpejtë do të rikthehet në formën e tij të vjetër, përmes së cilës do të rikthehej edhe në kombëtaren “kuqezi”.

Leave a Reply