Lidsi i Alioskit nuk ndalet, 3 fitore në 4 ndeshjet e fundit (VIDEO)

Lids Junajted i Ezgjan Alioskit ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen si vendas kundër Kristal Pallasit në ndeshjen e fundit të javës së 23-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”. Fitoren e skuadrës së Marselo Bielsas e paralajmëroi Xhak Harison me golin e shënuar që në minutën e 3-të.

Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë, Patrik Bamford shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e  Guaita.

Për Bamford ishte ky goli i 100-të në karrierë në nivel klubesh, ndërsa Lids Junajtedi regjistroi edhe fitoren e 3-të në 4 ndeshjet e fundit në Premierligë, aty ku renditet në pozitën e 10 me 32 pikë të tubuara.

Në anën tjetër Lristal Pallas me 29 pikë pozicionohet në vendin e 13-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply