Strakosha flet për interesimin e Borusia Dortmundit

Thomas Strakosha sezonin e ri futbollistik me shumë gjasa do të largohet nga Lacio. Gardiani i kombëtares shqiptare humbi statusin e titullarit te skuadra “laciale”, ndërsa edhe raportet jo të mira me drejtuesit e klubit italian kanë shtyrë Strakoshën të mendoj seriozisht largimin.

Si destinacion i tij i rradhës përmendet Bundesliga gjermane dhe skuadra e Borusia Dortmundit. Vërtetë një emër i madh për futbollin europian, ndërsa lidhur me interesimin e skuadrës gjermane, Strakosha është shprehur.

“Borusia e Dortmundit është një klub i madh. Ata posedojnë një formacion të ri dhe shumë të talentuar. Mendoj se i pret një e ardhme e mirë. Atmosfera në stadiumin në Dortmund është unikale. Do gënjeja nëse do thoja se nuk do isha i lumtur për të kaluar te kjo skuadër” – është shprehur Strakosha për “Sky Sport Germany”.

Pritet që të dyja skuadrat së shpejti të startojnë bisedimet për transferimin e 25-vjeçarit Strakosha, i cili pjesë e ekipit të parë të Lacios është që nga vera e vitit 2016-të. Ai këtë edicion me fanellën e skuadrës nga Olimpiko ka regjistruar vetëm 8 paraqitje, ndërsa në total me Lacion numëron 174 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply