Grezda nuk transferohet në Hungari, ja skuadra ku do vijojë karrierën

Eros Grezda do vijojë të jetë pjesë e futbollit kroat dhe skuadrës së Osijekut, kjo për të paktën deri verën e këtij viti. Ish-anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare ka refuzuar ofertën e Diosgyor në Hungari, me 25 vjeçarin që po sheh alternativa të tjera.

“Është e vertetë që kam pasur ofertë dhe trajneri i Diosgyor më ka ftuar disa herë t’i bashkohem ekipit. E kam lënë ofertën disa ditë në stand-by dhe tani kam vendosur të mos largohem. Kam kontratën edhe 2 vite me Osijekun dhe aty do të qëndrojë të paktën deri në verë” – deklaroi Eros Grezda për Indeksonline.

Leave a Reply