Milani me dy mungesa të rëndësishme ndaj Interit

Stefano Pioli po has në probleme në prag të ndeshjes derbi me Interin. Milani për ndeshjen e së dielës do të jetë pa Mario Manxhukiç  dhe Ismael Benaser. Që të dy u lënduan në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në Beograd në kuadër të Liga Europa.

Kroati udhëhoqi sulmin e Milanit që nga minuta e parë në ndeshjen kundë  Crvenza Zvezdës, që u mbyll me shifrat 2:2. Ai u zëvendësua në minutën e 82-të nga Hakan Çalhanogllu, ndërsa edhe pse nuk ka shenja dëmtimi gjatë minutave të luajtura, i njëjti pas përfundimit të ndeshjes kishte njoftuar ekipin e mjekëve të skuadrër për një dëmtim, që do e lë jashtë ndeshjes derbi, njëjtë sikurse edhe Ismael Benaser, i cili u dëmtua po në ndeshjen në Beograd.

Ai madje në pamundësi për të vazhduar ndeshjen ishte zëvendësuar që në minutën e 39-të nga Sandro Tonali.

Kujtojmë ndeshja Milan – Inter luhet të dielën me fillim në ora 15:00.

 

Leave a Reply