7 të infektuar me “Covid19” te Torino, ndeshja kundër Sasuolos drejt shtyerjes!

Nuk ndalen infeksionet me Koronavirus në shtëpinë e Torinos. Këtë të mërkurë, në fakt, është konfirmuar një rast tjetër me COVID-19, i shtati në pak ditë. Kjo do të thotë se sfida e së premtes ndaj Sassuolos, sipas të gjitha gjasave, do të shtyhet.

Fakti që futbollistët e Torinos nuk kanë mundur të dalin në stërvitje prej dy ditësh të bën të mendosh se kjo ndeshje e javës së 24-t të Serisë A nuk do të mund të zhvillohet ditën që është programuar.

Në njoftimin e Torinos shkruhet:

“Torino luajti ndeshjen e fundit zyrtare të premten e kaluar kundër Cagliarit, të cilën “granatat” e fituan falë golit të Bremer. Dy lojtarë nga skuadra e drejtuar nga trajneri Nicola nuk ishin të disponueshëm në këtë transfertë për shkak të Koronavirusit: Të infektuarit u rritën gradualisht pasi të gjithë pjesëtarët e ekipit kryen tamponët gjatë javës.”

Vendimi zyrtar për shtyrjen e takimit Torino-Sassuolo mund të mbërrijë gjatë orëve të mbrëmjes ose këtë të enjte. Në rast të shtyrjes, ndeshja do të luhet midis marsit dhe prillit.

Leave a Reply