Totenhami kalon në 1/8 e finales pas rezultatit 8:1, Dele Ali në stilin e Zhiru (VIDEO)

Totenhami ashtu edhe siç pritej pa shumë probleme siguroi një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales në Liga Europa, pasi sonte regjistroi edhe fitoren e dytë, këtë herë me rezultatin 4:0 ndaj skuadrës austriake të Volfsberger, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse me futbollistë nga bankina, skuadra e Hoze Murinjos edhe njëherë tjetër dëshmoi se për momentin është një shkallë më lartë se kundërshtari i tyre.

Këtë herë në qendër të vëmendjes ishte Dele Ali, i cili shënoi një gol fantastik me roveshatë në minutën e 10-të, që më pas të asistojë në dy golat e rradhës të shënuar nga Karlos Vinicius (50′) dhe Garet Bejll (73′).

Vinicius në minutën e 83-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Totenhamin në këtë përballje, duke formuar rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Totenhami 4, Volfsberger 0.

Kësisoj Totenhami me rezultatin e përgjithshëm 8:1 kaloi në fazën tjejtër, edhe atë me shumë stil. (infOSport.mk)

Leave a Reply