Ahmedi dhe Darboe e nisin mbarë aventurën me Soligorsk, fitojnë Superkupën e Bjerllorusisë (VIDEO)

Valon Ahmedi dhe Darboe Dembo, dy futbollistët që gjatë merkatos së janarit u transferuan nga kampionati ynë për te kampionët bjellorus të Shakhter Soligorsk, aventurën e tyre te kjo skuadër e nisën në mënyrë shumë pozitive.

Që të dy të martën në mbrëmje ngritën lartë trofeun e SuperKupës së Bjellorusisë, pasi me skuadrën e tyre Shakhter Soligorsk, mundën përmes ruletit të penaltive rivalin e madh, Bate Borisov.

5:4 ishte rezultati përfundimtarë pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbull pa gola.

Ahmedi dhe Darboe nuk ishin në mesin e realizatorëve, derisa një gjë të tillë bënë Kenysh, Debellko, Saçivko, Staseviç dhe Gutor. I vetmi që nuk shënoi për ekipin e Shakher, ishte Filipenko, ndërsa në anën tjetër pë Bate Borisov nuk shënuan Skavish dhe Jablonski.

Ish sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe luajti që ga minuta e parë, për tu zëvendësuar vetëm 3 minuta para përfundimit takmit, ndërkohë Valon Ahmedi, që luante me Shkëndijën deri në fund të vitit të kaluar, në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të, duke zëvendësuar Disamidze.

Leave a Reply