45 minutat e para, pushojnë rrjetat në Kratovë dhe Shkup

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 21-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Rrjetat po pushojnë në dy nga ndeshjet më interesante të kësaj jave në Kratovë dhe Shkup. Në arenën “Todor Proeski”, Rabotniçki dhe Shkëndija nuk arritën të realizojnë asnjë gol, njëjtë sikurse edhe FC Shkupi dhe Sileksi në ndeshjen në Kratovë.

Renova po dominon ndeshjen në Tetovë përballë Vardarit, dhe falë golave të shënuar nga dyshja sulmuese Selmani – Shefiti, ndërsa ndeshja në Veles midis Borecit dhe Bellasicës rezultoi të jetë më efikase gjatë 45 minutave të para. 2:1 në favor të skuadrës nga Velesi, për të cilën golin e epërsisë e realizoi sulmuesi kërçovarë, Murat Adili.

Pa asnjë gol të shënuar u mbyllën 45 minutat e para edhe në Strugë në ndeshjen Struga Trim Lum – Pelisteri, ndërsa Akademia Pandev falë golit të shënuar nga Marjan Radeski po avanson ndaj Makedonija Gj.P.

LPFMV – Java 21

Rabotniçki 0:0 Shkëndija
Sileksi 0:0 Sileksi
Renova 2:0 Vardari
Struha Trim Lum 0:0 Pelisteri
Boreci 2:1 Bellasica
Ak.Pandev 1:0 Makedonija GJ.P

Leave a Reply