Murat Adili shënon golin debutues me fanellën e Borecit (VIDEO)

Murat Adili në ndeshjen e tij të parë që e nisi si titullarë me fanellën e Borecit, ka realizuar edhe golin e parë, njofton “infOSport.mk”. Adili shënoi golin e dytë për Borecin, skuadër kjo që 45 minutat e para i mbylli me epërsinë 2:1 kundër Bellasicës.

Kroati Edi Basha vetëm pas 4 minutave lojë kaloi në epërsi Borecin, derisa Zoran Mitevski në minutën e 17-të arriti që të barazojë shifrat në 1:1, duke përfituar nga një tollovi para portës vendase.

Golin e epërsisë Boreci e realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë, kur pas një kundërsulmi Murat Adili arriti që të shënojë golin e dytë në rrjetën e Vuliç.

Njëherit ishte ky goli i parë për Murat Adilin me fanellën e Borecit, në ndeshjen e tij të dytë, pasi i njëjti kishte luajtur edhe në ndeshjen e parë të stinorit pranveror kundër FC Shkupit, duke luajtur 11 minutat e fundit të takimit.

Leave a Reply