Vetëm barazim për Shkëndijën, FC Shkupi kthehet me fitore nga Kratova

Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën në Shkup ndaj Rabotniçkit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Doli të jetë kjo një ndeshje shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ndërsa duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve edhe për Rabotniçkin, edhe për Shkëndijën, futbollistët e të dyja skuadrave ishin shumë të vëmendshme, dhe më shumë mendonin në portën e tyre, se në atë kundërshtare, edhe pse realisht rastet nuk munguan nga ana e të dyja taboreve.

Këtë hap fals të Shkëndijës, e shfrytëzoi FC Shkupi, që me plotë meritë nga Kratova u rikthye me pikë të plota. Skuadra nga Çairi shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Fredy Alvarez nga pika e bardhë.

Renova në asnjë moment nuk e diskutoi fitoren ndaj Vardarit, të cilët për në Shkup i përcolli me 3 gola në rrjetë, Struga Trim Lum, edhe pse realisht ishte kundërshtarë më i mirë, në minutat shtesë pësoi një gol nga Pelisteri, që në këtë mënyrë vazhdonë serinë pozitive në ndeshjet e stinorit pranveror.

Akademia Pandev ka regjistruar fitoren e parë në pranverë, duke mundur Makedonija GJ.P me rezultatin 2:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat, Boreci në Veles mundi Bellasicën. Golin e fitores për skuadrën nga Velesi, e realizoi sulmuesi kërçovarë, Murat Adili. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 21

Rabotniçki 0:0 Shkëndija
Sileksi 0:1 Shkupi
Renova 3:0 Vardari
Struga Trim Lum 0:1 Pelisteri
Boreci 2:1 Bellasica
Ak.Pandev 2:1 Makedonija GJ.P

Leave a Reply