Shkëndija e gatshme të vazhdojë serinë e fitoreve edhe ndaj Rabotniçkit

Shkëndija në dy xhirot e para ka koleksionuar 6 pikë të plota, duke nisur stinorin pranveror sipas planit të hartuar,njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka sot (e mërkurë) do të përballen me Rabotniçkin në Shkup. Do të jetë kjo ndeshja e dytë brenda 3 ditëve që “kuqezinjtë” nga Tetova do ta zhvillojnë kundër skuadrave shkupjane.

Të dielën ata mundën Vardarin në Tetovë, ndërsa shpresojnë të vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj Rabotniçkit, skuadër kjo që tashmë 18 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore ndaj Shkëndijës, në mes kampionatit, Kupës dhe një ndeshjeje kontrolluese të zhvilluar në Ohër verën e vitit 2020.

Takimi i parë i këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave u zhvilluar në Tetovë, u mbyll me barazimin 1:1.

Ndeshja Rabotniçki-Shkëndija do të zhvillohet sot në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 14:00.

Leave a Reply