Ard Kasami i Struga Trim Lum operohet me sukses

Operimi i Ard Kasamit  ka kaluar me sukses gjatë ditës së sotme. Mbrojtësi i Struga Trim Lum ishte dëmtuar pak para fillimit të stinorit pranveror, ashtu që ndërhyrja kirurgjikale ishte e pashmangshme.

Mbrojtësi tetovar kishte dëmtuar ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, ndërsa i njëjti pritet të mungojë një periudhë më të gjatë nga fushat e futbollit.

Kasami ishte njëri ndër futbollistët më standard gjatë stinorit vjeshtor te ekipi i Struga Trim Lum, duke zhvilluar 17 ndeshje. Ai te Struga Trim Lum erdhi nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës gjatë verës së vitit 2018-të, ndërsa i njëjti për shpejtë kohë u shndërrua në një nga futbollistët kyç te skuadra strugane për të cilën numëron 39 ndeshje kampionale. (infOSport.mk)

Leave a Reply