Sa e shëmtuar, dhunë edhe në futbollin e moshave në Shqipëri (VIDEO)

Dhuna vazhdon të mbetet një problem në futbollin shqiptar, në të gjithë nivelet e tij pa përjashtim.

Edhe pse me kohën, apo edhe masat e rënda ndëshkuese mendohej se ky fenomen do të zhdukej, dhuna ka dalë sërish në sipërfaqje, madje edhe në një nga ndeshjet e moshave U17, më konkretisht në ndeshjen mes Egnatias dhe Bylis.

Kjo ndeshje u takoi mysafirëve nga Ballshi me rezultatin 3:1, ndërsa me të përfunduar ndeshja kishte shpërthyer një përleshje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, duke shkatuar një kaos të vërtetë dhe duke e vështirësuar mënyrën për të ndaluar sherrin.

Nga e gjithë kjo arbitri në fund ndëshkoi 7 futbollistë me karton të kuq, 5 nga rradhët e skuadrës vendase të Egnatias dhe 2 nga rradhët e skuadrës mike të Bylisit.

Kështu, takimi la një shije të hidhur, aq më tepër kur bëhej fjalë për një takim mes atyre që konsiderohen si brezi i ardhshëm në botën e futbollit shqiptar.

Leave a Reply