Barcelona sulmon, por ëshët PSZh-ja që kalon në epërsi falë VAR dhe Mbappe (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni në daljen e saj të parë më serioze në drejtim të portës së Barcelonës, ka arritur që të përfitojë një penalti me ndihmën e VAR, që më pas të njëjtën në gol ta shndërrojë Kylian Mbappe, njofton “infOSport.mk”.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 31-të, kur Ikardi ishte ndalur nga mbrapa nga ana e Lenglet, ndërsa edhe pse një gjë të tillë nuk kishte vërejtur arbitri kryesor, ishte dhoma VAR që intervenoi dhe që i mundësoi PSZh-së avantazhin.

Në anën tjetër Barcelona rrezikonte disa herë portën e Navas, i cili madje kishte shumë fat pas goditjes së Dest, i cili goditi traverzën, ndërsa shumë i pafat ishte edhe Usmane Dembele, i cili kishte 3 raste të pastërta para portës së vendasve. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply