Del Piero: Ronaldo tradhtoi Juventusin?

“Juventusi i tradhtuar nga Kristiano Ronaldo? Po, por jo vetëm”. Ky është mendimi i Alessandro Del Pieros, ish-kapitenit të Juventusit i cili për mikrofonat e ‘Sky’, komentoi eleminimin e “bardhezinjëve” për të dytin vit me rradhë nga ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

“Për atë, që është figura e Kristianos, ne duhet të nxjerrim në pah një ndeshje të dobët, por edhe të vështirë, sepse Juve kishte dalje kryesisht në krahë. Portugezi ka përgjegjësinë e tij sepse ai është udhëheqësi i kësaj skuadre, por jo vetëm ai. Juventusi luajti për më shumë se një orë me një njeri më shumë dhe në këtë kohë ai mund të krijonte më shumë dhe ai mund ta bënte atë sepse Porto gjithmonë i ka pritur ata mbrapa. Nga fillimi i ndeshjes Porto gjithmonë i ka pritur ata në mbrojtje” – ka thënë Del Piero.

Leave a Reply