Ja cila ndeshje transmetohet edhe në ekranet e TVM dhe ArenaSport

Elita e futbollit vendor sot dhuron ndeshjet e javës së 23-të, ndërsa bashkë me të edhe derbin e vjetër midis FC Shkupit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht kjo ndeshje do të transmetohet edhe në ekranin televiziv të ArenaSport dhe TVM, që starton në ora 15:00.

Po në të njëjtën kohë do të zhvillohen edhe 4 takime tjera, të cilat do të keni mundësinë ti shihni përmes ëëë.tv.ffm.mk .

Shkëndija në Tetovë do të kërkojë hakmarrjen ndaj Pelisterit për disfatën e vetme të shkaktuar gjatë këtij edicioni, Struga Trim Lum dhe Renova do të përballen për herë të 6-të mes vete në kuadër të ndeshjeve kampionale, ndërsa në një interval kohor prej vetëm 7, gjegjësisht 10 ditëve, sërish mes vete do të përballen, Makedonija GJ.P-Sileksi dhe Boreci-Bellasica. (infOSport.mk)

Leave a Reply