FC Shkupi me dy mungesa të rëndësishme ndaj Vardarit

FC Shkupi do të jetë nikoqir i Vardarit sot, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në LPFMV, me të cilën edhe zyrtarisht fillon raundi i tretë final i garave, ku do të vendoset edhe fati i skuadrave, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi këtë fazë e fillon nga pozita e dytë, me 7 pikë ngecje ndaj Shkëndijës së vendit të parë, ndërsa synimi i tyre është titulli kampion. Ata sot do të përballen me rivalin e përbetuar Vardarin, në të cilën ndeshje fitorja është obligim, ndërsa në prag të këtij takimi, trajneri Hasan Ozer po has në disa probleme.

Për shkak të lëndimit, Fatih Ismaili nuk do të ndihmojë sërish skuadrën, ndërsa mungesë tjetër, do të jetë edhe ajo e Sabit Bilalit, i cili ka mbushur numrin e 5 kartonëve të verdhë.

Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të dhënë më të mirën në ndeshjen e sotme ndaj Vardarit, që starton në ora 15:00.

Leave a Reply