Handanoviç infektohet me “Covid 19”

Telashe të mëdhaja për Interin! Pas mbrojtësit D’ambrozio, një tjetër futbollistë është infektuar me COVID-19.

Fjala është për portierin, Samir Handanoviç. Ky infektim ka ardhur në momentin më të mirë të Interit, teksa kryesonin dhe kampionatin në vendin e parë me 9 pikë diferencë larg Milanit të vendit të dytë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Tëitter”. Slloveni pritet të mungojë në sfidën e fundjavës ndaj Sasuolos, teksa vendin e tij do e zërë Padeli.

Handanoviç tashmë mësohet se është karantinuar në shtëpinë e tij.

Leave a Reply