Benzema shkruan historinë në Ligën e Kampionëve, ju bashkohet legjendave, si Messi e Raul!

Mbrëmje speciale për Karim Benzeman sonte në Ligën e Kampionëve, aty ku ka arritur që të shkruaj emrin e tij krahë për krahë me legjendat, si Lionel Messi dhe Raul Gonzales.

Benzema shënoi golin e parë në fitoren 3:1 ndaj Atalantas në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, duke u bërë kështu futbollisti i tretë në historinë e ligës më prestigjioze europiane, që shënon për 17 vite kalendarike radhazi në këtë kompeticion, edhe atë nga 2005 deri në vitin 2021.

Sulmuesi francez në këtë mënyrë ndan rekordin me Raul Gonzales (nga 1995 në 2011) dhe Lionel Messi (2005- 2021).

Ngec në këtë renditje, Kristiano Ronaldo, i cili golat e parë në Ligën e Kampionëve kishte filluar ti shënojë nga viti 2006.

Leave a Reply