Çalhanogllu luan për Milanin, mirëpo me vete mban një tatuazh që simbolizon këtë skuadër!

E ardhmja e Hakan Çalhanoglut te Milani është në pikëpyetje, ku edhe pse ka zhvilluar një sezon fantastik me Milanin, ende nuk ka rinovuar kontratën, që i përfundon në verë.

Fantazisti “kuqezi” për momentin është në grumbullim me Kombëtaren e Turqisë,  për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022.

Nga grumbullimi, Çalhanoglu ka folur për mediat, ku një moment zbuloi edhe një sekret që nuk e kishte thënë më parë.

Fantazisti i Milanit rrëfeu se është tifoz i Galatasarajit, madje ka edhe tatuazh simbolin e luanit, që personifikon klubin turk dhe tifozët e saj.

“Kam luanin si tatuazh sepse jam një tifoz i Galatasarajit. Shpresoj që një ditë në të ardhmen të luaj atje, pse jo?”, – ka thënë Çalhanoglu.

Leave a Reply