Plas te Kosova, FFK-ja përjashton nga grumbullimi një nga titullarët “dardan”

Plas te përfaqësuesja e Kosovës! Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me njoftim dhe bën me dije se portieri Arijanet Muriç është larguar nga stërvitja, për arsye disiplinore.

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muriç largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, – shkruhet në njoftimin e shkurtër të FFK.

Nuk bëhet me dije se çfarë ka ndodhur për t’u marrë ky vendim, por diçka e tillë sigurisht që nuk është në të mirë të frymës së skuadrës “dardane” që po përgatitet për ndeshjet eliminatore të Botërorit “Qatar 2022”.

Kosova nesër luan kundër Lituaninë një miqësore, kurse më pas përballet me Suedinë (28 mars) dhe Spanjën (31 mars), dy ndeshjet e para këto nga cikli i ri eliminatorë.

 

Leave a Reply