E majta magjike e Grizman dhe eurogoli i tij ndaj Ukrainës (VIDEO)

Me ndeshjen midis Turqisë dhe Holandës (4:2), sot edhe zyrtarisht ka nisur cikli i ri eliminatorë i vlefshëm për Botërorin e vitit 2022, që për herë të parë në histori do të zhvillohet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Në këto momente po zhvillohen pjesa më e madhe e ndeshjeve, ndërsa veçojmë eurogolin e Antuan Grizman, i cili kaloi në epërsi Francën e tij përballë Ukrainës.

Kampionët e botës në fuqi kanë shënuar në minutën e 19-të.

Ylli i Barcelonës ka dërguar topin në rrjetë me një të majtë magjike nga distanca, duke bërë që “gjelat” në pushim të shkojnë me epërsi minimale.

Leave a Reply