Muarem flet për interesimin e Flamurtarit

Muarem Muarem shumë lehtë mund të ndodhë që në janar të ndryshoj mjedis. Për futbollistin shkupjan interesohet skuadra e Flamurtarit nga Superliga shqiptare, mirëpo për të kaluar në rradhët e “kuqezinjëve” nga Vlora, Muarem Muarem do të duhet fillimisht të prish kontratën me skuadrën e tij aktuale, Aktobe. 29-vjeçari Muarem me Aktoben ka kontratë deri në fund të vitit 2018-të, mirëpo e njëjta mund të prishet që më herët.

“E di se Flamurtari interesohet për shërbimet e mia, mirëpo unë jam në kontratë me Aktoben deri në fund të vitit 2018-të. Mund të them se për momentin nuk ka asgjë konkrete, mirëpo gjasat egzistojnë që unë të largohem nga kjo skuadër në janar. Deri atëherë nuk mund të them asgjë, pasi vetëm kur do të përfundojë gjithçka me Aktoben do vendosi se në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën time. Kontaktet drejtuesit e Flamurtarit i kanë bërë nëpërmjet menaxherëve të mi” – tha enkas për “infOSport.mk” futbollisti shkupjan, Muarem Muarem.

Muarem Muarem skuadrës kazake të Aktobes iu bashkua ka mesi i këtij viti, ndërsa në 15 paraqitje ai realizoi edhe një gol në përballjen ndaj Ordabasy.

Ai te Aktobe kaloi nga rradhët e Karabagut, pjesë e së cilës ishte për katër vite, me një përjashtim të vogël gjatë vitit 2015-të kur pati një aventurë të shkurtë te skuadra turke e Eskishehirspor. Ai me fanellën e Karabagut zhvilloi plotë 159 ndeshje, duke realizuar edhe 30 gola, ndërsa gjithashtu me këtë skuadër numëron edhe 5 tituj, 4 tituj kampion dhe një trofe në kuadër të Kupës.

Leave a Reply